Para përballjes me Newcastle, Man Utd merr lajmin e keq

19:19 | 26 Dhjetor 2019

Paul Pogba do të mund të startojë në përballjen e Manchester United ndaj Newcastle.

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se ai mendon se është shumë shpejt që Paul Pogba të startojë, pasi francezi u la jashtë formacionit të Manchester United për takimin e tyre të Boxing Day me Newcastle United – që po zhvillohet aktualisht.

Pogba bëri rikthimin e tij të shumëpritur në skuadrën e Djajve të Kuq si një zëvendësues i pjesës së dytë në humbjen e tyre ndaj Ëatford të dielën.

Ai është edhe një herë në stol për përplasjen e skuadrës së tij në Old Trafford kundër Neëcastle, pasi fituesi i Kupës së Botës vazhdon të rikuperohet nga lëndimi, përcjell lajmi.

“Andreas dhe Mason kanë bërë shumë mirë dhe ata do të na japin këmbë të freskëta”, deklaroi ish-trajneri i Molde.

“Me Paul, është shumë herët për të kërkuar shumë prej tij. Ai ka punuar vërtet shumë, por ne do të duhet ta ruajmë atë dhe gradualisht ta luajmë gjithnjë e më shumë”.

Komento: