Paralajmërim nga LDK-ja, kjo gjë do të ndodh në orën 15:30

15:17 | 01 Qershor 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një paralajmërim për orën 15:30.

LDK dhe partitë e tjera e kanë pranuar sot interpretimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka ardhë në përfundim se dekreti i presidentit Hashim Thaçi me të cilin e nominoi Avdullah Hotin për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

Dersia partia që po synon të qeverisë me vendin, do të mbajë një konferencë për media për të njoftuar për hapat e mëtejmë.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se do ta mbajnë një mbledhje në orën 15:30 para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë që në gjysmë ore më pas, saktësisht në 16:00 edhe presidenti Thaçi ka thirrur mediat, ku do ta mbajë një konferencë.

Komento: