Paralajmërohet karantinim për këto skuadra të njohura

23:08 | 11 Maj 2020

Është paralajmëruar karantinim për këto skuadra të njohura.

Komiteti shkencor i Italisë ka kërkuar të bëhen ndryshime në protokolin e FIGC.

Skuadrat e Serie A rrezikojnë të shkojnë në karantinë për dy javë, nëse ndonjë nga lojtarët e tyre rezulton pozitiv në koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, i cili ka zbuluar edhe kërkesat e komitetit shkencor për FIGC.

“Komiteti shkencor ka kërkuar për ndryshime lidhur me protokolin e FIGC: Për shembull, për të siguruar që nëse një rast pozitiv duhet të shfaqet gjatë stërvitjeve, të gjithë lojtarët dhe stafi i trajnerëve duhet të mbeten në karantinë pa kontakte të jashtme, ose mjekët e klubit janë përgjegjës për zbatimin e protokolit”, ka thënë Spadafora.

“Gjithashtu kërkohet që testet molekulare të jenë në kurriz të klubeve dhe jo publikut: nëse FIGC pranon këto gjëra, stërvitjet mund të rifillojnë përsëri”.

“Kur do të kthehet sezoni? Linja e maturisë është e duhura. Do të duhet të paktën një javë tjetër për të kuptuar kthesen e infektimit dhe më pas të mirret vendim për kampanjën”.

“Të gjitha stërvitjet ekipore do të rifillojnë përsëri më 18 maj dhe unë do ta paraqes dokumentin nesër, për të siguruar se të gjitha komplekset sportive mund të hapen deri në fund të majit, duke filluar nga palestrat”, ishin fjalët e Ministrit të Sportit në Itali, transmeton lajmi.net.

Skuadrat italiane kanë filluar tashmë seancat stërvitore, por vetëm në seanca individuale. Seancat grupore siç ka njoftuar ministri, rifillojnë më 18 maj në rastin më të mirë.

Komento: