Paralajmërohet rebreshe shiu me bubullima ditët e ardhshme

16:38 | 12 Gusht 2020

Mot i ndryshueshëm na pret në ditët në vazhdim.

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, të premten pasdite mundësi për rrebeshe shiu. Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.

12.08.2020 – Rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot të nxehtë në dy ditët e ardhshme. Ditën e enjte fushat e presionit më të rritur do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima. Të shtunën vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

Nga dita e hënë sërish parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites mbetet mundësia për ndonjë rrebesh shiu.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj edhe këshillohet t’i ikim qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës.

13.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Ditën me zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

15.08 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vransira me rrebeshe shiu dhe bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive me mundësi edhe për breshër.

16.08 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

17.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.

Komento: