
Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve nga Kosova dhe Serbia është anuluar.
Plani për takim në Shtëpinë e Bardhë në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar kjo pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Kësisoj edhe Thaçi e edhe Kryeministri Hoti anuluan pjesëmarrjen në këtë takim.
Raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë.
“Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”, ka shkruar ajo, ndërsa postimit tw saj ja ka bashkangjitur njw foto ku shihet Hashim Thaçi me sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo.
