Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me duhan nga Maqedonia

12:33 | 26 Prill 2024
parandalohet-edhe-nje-rast-i-kontrabandes-me-duhan-nga-maqedonia

Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë ndaluar një mjet të dyshuar i cili po transportonte ilegalisht një sasi të madhe të cigareve dhe duhanit për në Kosovë.

Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë, njofton policia.

Sipas kësaj të fundit, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është tërhequr, dhe gjatë kontrollit  është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr =288 kg, të llojit lord; 79 pako x 500 gr =39.5 kg, të llojit  marlboro; 60 pako x 500 gr= 30 kg, të llojitl lord;  60 pako x 500 gr=30 kg të llojit dunhill; 80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit davidof; 80 pako x 500   gr = 40 kg të llojit test; 20 pako x 500   gr = 10 kg të llojit royal; 20 pako x 500 gr=10 kg të llojit virginia.Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e mallit dhe e akcizës, sipas policisë, mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit, njofton policia.

Komento: