Parashikimi i motit për ditën e nesërme, iu presin këto temperatura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, iu presin këto temperatura

00:02 | 22 Tetor 2020

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë nesër në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i vendit njofton se nesër në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

Komento: