Parashikimi i motit për ditën e parë të korrikut

09:25 | 01 Korrik 2022

Temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e parë të korrikut.

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të ngjitet deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente te shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndersa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Europa qendrore dhe pjesërisht Ballkani do të kenë vranësira konvektive duke sjellë rrebeshe shiu.

Republika e Kosovës

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve te paradites POR pjesa e dyte e ditës sjell herë pas here kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke rrezikuar shira të izoluar. Mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë sërish dominante.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në MV dhe për pasojë, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant. Ndërsa orët e pasdites, sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat kufitare me Shqipërinë.

Komento: