Parashikimi i motit për ditën e sotme, këto do të jenë temperaturat

07:27 | 22 Mars 2023

Intervale me diell parashihen ditën e mërkurë, orëve të pasdites edhe vranësira lokale, pa mundësi për të reshura.

Temperaturat në një rritje të lehtë. Minimalet zbresin në 5C e 6C, e ato maksimale arrinë deri në 15C e 18C.

Kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare parashihet moti në ditët e ardhshme dhe me rritje të temperaturës maksimale edhe deri në 20C, të premten.

Për momentin, në fundjavë mbesin mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather.

Komento: