Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër

19:31 | 15 Mars 2022

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 – 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Komento: