Parashikimi i motit për të martën

23:33 | 22 Prill 2024
parashikimi-i-motit-per-te-marten

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje intensive të shiut, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi të sjellin edhe vërshime në zona të caktuara.

Meqenëse sistemi vie nga Afrika Veriore, do të bartë me vete koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të veçanta gjatë pasditës pritet të jerë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /Front Online/

Komento: