Parashikimi i motit për të martën

08:15 | 14 Prill 2026
parashikimi-i-motit-per-te-marten

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Si pasojë e prezencës së grimcave të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të përcillen me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Komento: