Parashikimi i motit për të mërkurën, ngriten temperaturat

22:33 | 23 Prill 2024
parashikimi-i-motit-per-te-merkuren,-ngriten-temperaturat

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-60 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.

Komento: