Parashikimi i motit për të premten, temperaturat deri në 28 gradë

23:11 | 19 Tetor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-premten,-temperaturat-deri-ne-28-grade

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë lokalisht mjegull në zonat e ulëta dhe lugina, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C. /Front Online

Komento: