Parashikimi i motit për të shtunën

22:52 | 08 Dhjetor 2023
parashikimi-i-motit-per-te-shtunen

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese të ditës pritet të tërhiqen. Vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet sërish shtim i tyre, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por e butë, me shpejtësi prej 4-18 km/h.

Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 6°C. /Front Online/

Komento: