Parkimi në Prishtinë shtrenjtohet nga janari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Parkimi në Prishtinë shtrenjtohet nga janari

14:46 | 08 Nëntor 2019

Nga janari shtrenjtohet parkimi në Prishtinë.

Prishtina do të vendosë rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin. Për të eliminuar kolonat dhe tollovinë në komunikacion, Komuna e Prishtinës do të vendosë masa të reja për parkingun publik. Madje, parkingu është paralajmëruar se do të shtrenjtohet.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se prej vitit të ardhshëm, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe se parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

“Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë”, ka shkruar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!