Partia e Ramush Haradinajt mblidhet në ora 16:00, diskuton edhe për raportet në koalicion

11:31 | 12 Gusht 2020

Haradinaj mbledh kryesinë e partisë, flasin për koalicionin me LDK-në dhe temat e tjera.

Zhvillimet politike në vend, ka bërë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në ora 16:00 të mbledh Kryesinë e partisë për të diskutuar rreth situatës në vend.

Telegrafi mëson kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar kryesinë për të diskutuar për disa çështje ku përfshihet edhe koalicioni me LDK-në.

Pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje është zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, ku do të diskutohet për pandeminë, dialogun me Serbinë, koalicionin qeverisës dhe tema të tjera.
Kujtojmë se AAK tash e disa ditë është shprehur e zhgënjyer lidhur me prezencën e saj në tryezën e diskutimeve në Bruksel.

Mbrëmë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kryeministri Hoti ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën.

Haradinaj thotë se AAK nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë e devijimit të këtij procesi.

Komento: