Partia e Ramush Haradinajt thotë se propozimi evropian ka mbështetjen tonë të plotë

23:05 | 16 Mars 2023

AAK: Propozimi evropian ka mbështetjen tonë të plotë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të deklarohet se mbështet propozimin evropian mbi normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, theksohet në komunikatën e kësaj partie.

“I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral.

Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”.

Sipas tyre Kosova duhet ta përfundojë rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimin bashkë me aleatët me në krye ShBA-në.

Komento: