Partia Socialdemokrate e gjuan me qershi Kurtin për shkak të marrëveshjes për targat

18:26 | 24 Nëntor 2022

PSD e gjuan me qershi Kurtin për shkak të marrëveshjes për targat.

Partia Socialdemokrate e ka gjuajtur me qershi kryeministrin Kurti derisa po hynte në objektin e Qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat.

Kështu tha Natyra Kuçi nga kjo parti.

“Ja dham një grusht qershi Kryeministrit të skutave, teksa po hynte nga dera e fshehtë!”, ka shkruar ajo.

PSD sot ka realizuar një aksion para Qeverisë (te ish objekti i Rilindjes). Aktivistët e kësaj partie kanë gjuajtur qershi para hyrjes së këtij objekti.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.

Komento: