Pas 17 vitesh, i ndodhi edhe kjo Amerikës

17:24 | 25 Korrik 2021

Pas 17 vitesh, SHBA mposhtet sërish në Olimpiadë!

Që nga Lojrat Olimpike Athinë 2004 kur u mposhtën në gjysmëfinale nga Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin humbur një ndeshje në Olimpiadë, por historia u përsërit në Tokyo 2020 me Dream Team që u mposhtën në debutim nga Franca me rezultatin 83-76.

Një disfatë e hidhur për skuadrën e Gregg Popovich që bëri një paraqitjet e saj më të dobëta në sulm ndër vite. Kjo humbje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi pas 25 fitoresh rresht për meritë të Evan Fournier autor i 30 pikëve, por formës së mirë të treguar nga dyshja Rudy Gobert-Nando De Colo.

Komento: