Pas 235 ditëve, Real Madridi merr lajmin që nuk e kishte pritur

18:13 | 05 Nëntor 2021

Pas 235 ditëve, Luis Enrique e fton një lojtar të Real Madridit te Spanja!

Real Madridi ka sërish një lojtar në kombëtaren spanjolle. Kjo ndodhë pas plot 235 ditëve. Dany Carvajal është i ftuari madrilen nga Luis Enrique.

Mbrojtësi i krahut do të ketë shansin të luaj në ndeshjet e nëntorit, ndaj Greqisë e Suedisë.

Ansu Fati është kthyer në përfaqësuese, ndërsa befasi ishte ftesa e Brahim Diaz.

Ferran Torres, Gerard Moreno, Oyarzabal apo Marcos Llorente janë mungesat e Spanjës për këto dy ndeshje.

Komento: