Pas Afronës, edhe Blero publikon fotografi me të dashurën e re, shfaqet nga qyteti i ‘dashurisë’

13:18 | 30 Maj 2023

Blero është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun.

Ai është shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale, përcjell ORAinfo.

Blero kohë me parë konfirmoi se është ndarë edhe nga gruaja e dytë, Afrona Dika.

E kjo e fundit pas ndarjes nga Blero ka nisur një lidhje të re. Ajo ditë me parë ka publikuar një fotografi me të dashurin e ri.

Ky veprim i Afronës ka nxitur reagimin e këngëtarit. Edhe Blero ka publikuar disa fotografi nga qyteti i Venecias në Itali, i cili njihet si ‘qyteti i dashirisë’.

I shoqëruar nga e dashura e re, Blero shfaqet në disponim të mirë.

Duket se pas ndarjes nga modelja Afrona Dika, edhe Blero ka gjetur qetësi në krahët e një femre tjetër. /ORAinfo/

Komento: