Pas anulimit të sezonit në Ligue 1, vjen reagimi nga PSG

20:59 | 28 Prill 2020

PSG-ja ka reaguar pas anulimit të sezonit në Ligue 1.

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, ka paralajmëruar se klubi i tij dëshiron ta vazhdojë sezonin në Ligën e Kampionëve, qoftë duke i zhvilluar ndeshjet jashtë Francës, pasi sezoni në Ligue 1 u anulua sot me vendimin e qeverisë franceze.

Qeveria franceze njoftoi sot se nuk do ta lejojë mbajtjen e asnjë ngjarjeje të madhe sportive të paktën deri në muajin shtator, qoftë edhe prapa dyerve të mbyllura.

Kjo nënkupton se liga elitare franceze në futboll nuk do të mundë ta kompletojë sezonin e mbetur në gjysmë, ndërsa nuk do të zhvillohet as ndeshja finale në Kupën e Francës mes St.Etienne dhe Paris Saint-Germain.

Federatës së Futbollit të Francës i mbetet tani të vendosë për titullin e kampionit, promovimin, rënien nga liga dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve nga Ligue 1.

Por në futbollin francez është një problem tjetër edhe më i komplikuar, sepse Paris Saint-Germain dhe Lyon janë ende në garën e Ligës së Kampionëve e cila pritet të zhvillohet në gusht.

“Ne e respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në pajim me UEFA-n, ne synojmë të marrim pjesën në xhirot e fundit të sezonit në Ligën e Kampionëve në kohën dhe në vendin që do të organizohet kjo garë”, tha thënë Al Khelaifi për RMC Sport.

“Nëse nuk është e mundur të luajmë në Francë, do t’i zhvillojmë ndeshjet jashtë vendit”, shtoi ai.

Komento: