Pas barazimit reagon ashpër Kroos

23:59 | 09 Janar 2021

Kroos shprehet i pakënaqur me barazimin.

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, është shprehur i pakënaqur me barazimin ndaj Osasunas në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas.

Kroos ishte njëri nga lotjarët që u angazhua më se shumti në fushë, me të përfunduar loja, gjermani u shpreh i pakënaqur për ndeshjen e
zhvilluar, ku shprehi se nuk i pëlqeu fakti që kishin vetëm një goditje në portë në 90 minuta, transmeton lajmi.net.

“Kontrolluam lojën por nuk krijuam raste, jemi të zhgënjyer dhe të mllefosur”, tha ai.

“Nuk dua të justifikohem asgjë, ishim dy ekipe në fushë dhe nuk mundëm të bëjmë diferencën”, tha Kroos.

Tani Real Madrid qëndron në pozitën e dytë, një pikë më pak se lideri Atletico Madrid, por të cilët kanë tre ndeshje më shumë.

Komento: