Pas Barcelonës, kjo skuadër hidhet në sulm për Cavanin

22:30 | 26 Dhjetor 2021

Edison Cavani, duket se nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te Man Utd.

Tashmë i gjurmuar nga Barcelona FC, sulmuesi 34-vjeçar uruguaian Edinson Cavani, sipas Mundo Deportivo, është shënjestruar edhe nga Sevilla FC,përcjell ORAinfo.

Aktualisht, duke fituar një pagë vjetore prej rreth 10 milionë euro, El Matador është ende në një marrëveshje me Manchester United deri në qershor 2022.

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll nuk po i ofron aspak ish-sulmuesit të PSG-së të njëjtën pagë që po merr tani./ORAinfo/

Komento: