Pas bisedës me Vuçiqin reagon Daҫiq: Nuk e kemi ndalë fushatën kundër Kosovës

16:28 | 04 Qershor 2020

Daҫiq ka thënë se ata nuk e kanë ndalë fushatën kundër Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka ndalur kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës.

Kreu i diplomacisë serbe në një përgjigje të shkruar për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Serbia s’ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë derisa dikush tjetër nuk e dalë kampanjën për të rritur numrin e njohjeve të Kosovës.

“Serbia se ka ndalur kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës, dhe nuk ka ndërmend ta ndalojë nëse dikush tjetër nuk e ndalon kampanjën për njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq pas raportimit të REL të thirrur në burime brenda BE’së se Serbia ka ndalur fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Një deklaratë të tillë Daçiq e ka bërë pas një bisede që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se “është një gënjeshtër e madhe”.

“Serbia edhe publikisht ka thënë se e ndalon kampanjën kundër pavarësisë së Kosovë vetëm nëse të tjerët ndalojnë kampanjën për rritjen e njohjeve për Kosovën dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Derisa nuk bëhet një gjë e tillë, Serbia nuk do të ndalojë kampanjën për çnjohje. Kur ata të ndalojnë, ndalojmë edhe ne”, ka thënë Daçiq.

Komento: