Pas daljes nga Big Brother, Elvis Pupa ka një surprizë

15:57 | 20 Prill 2023

Elvis Pupa ka një surprizë pas daljes nga Big Brother.

Pas daljes nga “Big Brother VIP” aktori Elvis Pupa është përqëndruar te projektet e reja dhe mesa duket po sjell diçka në muzikë.

Ai ka treguar se e ka pasion muzikën dhe ka kënduar edhe më parë. E më në fund do vijë me një project muzikor.

Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në një studio muzikore. Krah postimit aktori shkruan: ”Të dashur miq, ju falenderoj pafund për mbështetjen. S’ka gjumë, vetëm punë.”

E duket se në këtë project po e ndihmon miku i tij Lorenc Hasrama. Nuk e dimë nëse dy çunat do bëjnë bashkëpunim, apo Lori po e ndihmon Elvisin por këngëtari ka postuar një foto me të në studio duke shkruar: “Kush më ka ardhur mua”.

Komento: