Pas daljes nga Big Brother, Tani zbulon një sekret të rëndësishëm që ndodhi brenda shtëpisë

23:21 | 05 Mars 2023

Pas daljes nga Big Brother, ish-banori Tani zbulon një sekret të rëndësishëm që ndodhi brenda shtëpisë sa ai ishte aty.

Duke qenë se Tani është shok i Luiz Ejllit dhe këngëtari kishte ‘luftuar’ shumë që ai mos të ishte në nominim, Kiara bëri veprimin e papritur.

I pyetur nëse është ndier i prekur nga nominimi i Kiarës, Tani tha: “Më ka bërë shumë për të qeshur” dhe më pas shtoi se nuk i intereson hiç se pse e bëri një gjë të tillë.

Kujtojmë se aktori i njohur i humorit u largua me dëshirën e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai kishte kohë që e kërkonte një gjë të tillë, por herë pas here Luiz Ejlli e bënte që të ndryshonte mendim.

Komento: