Pas daljes nga shtëpia e BBVA, Kiara u bën një premtin fansave

20:53 | 25 Prill 2023

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kiara Tito ka hyrë në ‘Twitter’, ku përveçse ka bërë disa postime, ajo ka bashkëbiseduar edhe me ndjekësit e saj të shumtë.

Moderatorja ka treguar se hy në ‘Twitter’ për të marrë pozitivitet si dhe falënderon fansat për komentet e bukura që bëjnë.

“Hyj në Twitter për tu mbushur pak me pozitivitet.

A sa të mirë jeni.

Ju falënderoj për çdo koment, i lexoj me qejf të madh”, shkruan Kiara.

Ndërkohë ndjekësit i kanë thënë që të jetë më shumë aktive në rrjetet sociale dhe moderatorja u është përgjigjur:

“Do jem ju premtoj, por po kaloj pak më shumë kohë me familjen këto ditë se më kishte marrë malli shumë për nëna Letën dhe gjysh Veliun”.

Ndërsa kur e kanë pyetur nëse po i mungon Luiz Ejlli dhe puthjet e tij të natës ”/ së mirë, Kiara përgjigjet shkurt: “Shumë”.

Lidhur me rrengun që i bëri Luizi, fansat e pyetën nëse do ja kthente me të njëjtën monedhë.

Moderatorja u përgjigj: “Po çdo marr unë lumëmadhja, mezi çava një tollumbace.

Do përpiqem”.

Shiko komentet:

Komento: