Pas deklaratave të Thaçit ndaj Vjosa Osmanit, reagon Haki Abazi

23:11 | 09 Qershor 2020

Haki Abazi ka reaguar pas deklaratave të Thaçit ndaj Vjosa Osmanit.

Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Osmani dhe VV janë pengesa për planet e Thacit në dialogun me Serbinë.

‘’Lufta e Thaçit kundër Vjosa Osmanit është e qëllimshme sepse janë grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani pengesa e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë që Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës.’’, ka thënë ai.

‘’Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane. Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urren Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin në dialog.’’, ka shtuar Abazi.

Komento: