Pas deklaratës së Donaldit, Arjani i del në krah Borës

10:02 | 02 Dhjetor 2021

Raporti në mes të Donaldit dhe Betarixit siç duket tashmë është i pranishëm edhe në emisionin “Për’puthen”, pasi aktori i cili ndodhet në Big Brother i tha këngëtares që ka pëlqim për të.

Pas gjithë kësaj konkurrentët në emision janë duke munduar që të përkrahin moderatorën e këtij emisioni, Bora Zemani pasi ajo ka qenë ish e dashura e Donald Veshaj.

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, Bora më të filluar emisionin mori një kompliment nga miku i saj, Arjan Konomi i cili është edhe opinionist në program.

Ai i ka thënë moderatorës që është prezantuesja më e mirë në Shqipëri.

“Je bërë shumë elegante sot me këtë veshje. Të shkon shumë dhe në këto ditë që janë me atmosferë të zymtë, që ka filluar i ftohti, që është si shi, kanë filluar gripërat, ti rrofsh që na jep energji pozitive. Të kemi prezantuesen më të mirë në Shqipëri. Një duartrokitje të fortë“, ka thënë ai.

Gjatë ditës së djeshme në mbrojtje të Borës ka dalë edhe autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurte dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, ka shkruar ajo.

Komento: