Pas Donaldit me Beatrix edhe një qift tjetër shkëmbejnë puthje në BBV

11:24 | 03 Dhjetor 2021

Jo vetëm Beatrix me Donaldin, puthjeve pasionante në Big Brother VIP nuk mungojnë as nga DJ PM dhe Sarah.

Mbrëmja e së enjtes në Big Brother VIP ka qenë e mbushur me ngjarje.

Banorët kanë improvizuar një dasmë jugu, si kërkesë nga “vëllai i madh”.

Të përzgjedhur si çifti i mbrëmjes ishin Donaldi dhe Beatrix, të cilët për t’iu përshtatur lojës, janë veshur si nuse dhe dhëndër.

Çifti janë komentuar shumë, pasi ata kanë shkëmbyer vazhdimisht puthje me njëri-tjetrin, duke konfirmuar se tashmë janë zyrtarisht çift.

Ndërkohë, edhe çifti tjetër i shtëpisë DJ PM dhe Sarah nuk i kanë kursyer puthjet gjatë “dasmës” në BBV.

Në një moment teksa vallëzonin, dyshja nuk i kanë rezistuar njëri-tjetrit duke shkëmbyer puthje pasionante mes tyre.

PM tregoi një simpati të veçantë për Sarën që në hyrje të shtëpisë më të famshme, me çka edhe rezultoi në një lidhje më të afërt mes tyre.

Komento: