Pas fitores Koeman del me një deklaratë të papritur për Messin

22:22 | 09 Janar 2021

Koeman thotë se nevojitet Messi për të fituar tituj.

Barcelona vazhdoi me paraqitje fantastike këtë vit duke e mposhtur Granadan në udhëtim me rezultat bindës 0:4, falë Messit dhe Griezmannit, të cilët realizuan nga dy gola.

“Ringjallja” e Messit ka lumturuar edhe trajnerin e Barcelonës, Ronald Koemanin, i cili pas ndeshjes tha se ekipi ka nevojë për argjentinasin për të fituar tituj.

“Lufta për titull duhet të jetë mentalitet i skuadrës. Ekipi po përmirësohet shumë, kishim 3 ndeshje jashtë shtëpisë dhe kemi arritur 9 pikë. Ne jemi më shumë të qetë dhe ishim më shumë të koncentruar. Ju duhet të jeni të përulur dhe të vazhdoni të punoni për të përmirësuar. Ishte e rëndësishme të mbanim portën e paprekur, kemi nevojë për Leo Messin në mënyrë që të fitojmë tituj” – theksoi trajneri holandez.

Me këtë fitore Barcelona shkoi në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë.

Komento: