Pas fitores, mesfushori i Arsenal befason me deklaratën

21:57 | 09 Janar 2021

Smith Rowe thotë se është i kënaqur me golin.

Emile Smith Rowe ka dhënë mendimin e tij lidhur me fitoren e Arsenalit ndaj Newcastle në kuadër të FA Cup.

Smith Rowe shënoi në minutën e 109′, por para se të shënonte pati një rast të dyshimtë të cilin gjyqtari i ndeshjes nuk e konsideroi për karton të kuq, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari u shpall lojtar i ndeshjes, ai u shpreh i kenaqur dhe shprehi dëshirën e tij për të vazhduar me këtë formë.

“Isha teper i lumtur, ishte një lehtësim për mua që nuk u përjashtova nga loja, mendoj se ishte vendimi i duhur”, tha ai.

“Ishte ndeshje e vështirë, por në fund ia dolëm. Unë gjithmonë kam dashur të luaj për këtë klub, është mirë për të gjithë lojtarët e rinj që ka ardhur mundësia të luajmë”, tha Smith Rowe.

Komento: