Pas fitores nga Juventus, Milan merr lajmin e madh nga ylli i ekipit

23:09 | 10 Maj 2021

Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta vendos të ardhmen e Donnarummas.

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas mbetet e paqartë, por fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta determinojë të ardhmen e portierit.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij si lojtar i lirë.

Sidoqoftë, Donnarumma dëshiron të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm pasi që ende nuk ka luajtur në garën më prestigjioze në Evropë deri tani në karrierën e tij.

Përfundimi në top-4ashe i Milanit është një prej kushteve për Donnarummën që ta zgjasë kontratën e tij.

Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mbrëmë mund të jetë decizive për të ardhmen e reprezentuesit të Italisë.

Juventusi momentalisht gjendet në vendin e pestë, jashtë vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Nëse Rossonerët i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Torinos dhe Cagliarit, do të kualifikohen në Champions League për herë të parë që nga viti 2013.

Milannews raporton se nëse kuqezinjtkuqezinjtë përfundojnë në top-4she, gjasat që Donnarumma të qëndrojë në klub do të rriteshin.

Komento: