Pas fitores, Pioli flet për përballjen me Juventus, e papritur çka thotë

21:27 | 03 Janar 2021

Piol thotë se neshja ndaj Juventusit e rëndësishme.

Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli nuk mendon se përballja ndaj Juventusit do jetë vendimtare për titull.

“Rossonerët” janë lider në tabelë, derisa në përballjen e radhës do zhvillojnë kundër “Bianconerëve”, transmeton lajmi.

Tekniku italian e sheh këtë sfidë të vështirë, por jo vendimtare për titull.

“Do jetë ndeshje e mirë mes dy skuadrave në formë të shkëlqyer. Vazhdoj të jem i mendimit se Juventus, Napoli dhe Inter janë më të fortat në Seria A dhe ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin”.

“Juventusi fitoi nëntë tituj dhe nuk janë shumë larg nesh. Do na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, Tonali do jetë i suspenduar”.

“Do të jetë vështirë kundër Juventusit. Sidoqoftë, nuk do jetë vendimtare”, deklaroi ai.

Milani vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në top pesë ligat evropiane.

Komento: