Pas fitores së madhe kundër Parmës, ky është mesazhi i Amir Rrahmanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas fitores së madhe kundër Parmës, ky është mesazhi i Amir Rrahmanit

17:42 | 02 Korrik 2020

Ky është mesazhi i Amir Rrahmanit pas fitores së madhe kundër Parmës.

Tjetër ndeshje, tjetër fitore, Hellas Verona e shqiptarëve ëndërron një vend në Evropë.

Nga një skuadër e sapo promovuar në Serie A, askush nuk priste të ketë këtë sukses, por sot Hellas Verona po e kërkon edhe një vend në garat e Evropës, në Europa League.

Verona, me Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, që kanë bërë një sezon ëndrrash, të mërkurën morën një tjetër fitore, duke e mposhtur 3-2 në shtëpi Parmën.

Kjo fitore i afroi ata në vetëm tri pikë larg vendit të gjashtë që dërgon në Europe, për të cilën pozitë po luftojnë Napoli dhe Milani.

Natyrisht, ky është objektivi dhe Amir Rrahmani ka reaguar me një mesazh në Facebook, duke shkuar “Të bashkuar për Hellas Veronën”, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen objektivat.

Komento: