Pas formimit të ushtrisë, lind ‘ushtari’ më i ri në Kosovë, ja si u pagëzua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas formimit të ushtrisë, lind ‘ushtari’ më i ri në Kosovë, ja si u pagëzua

22:24 | 14 Dhjetor 2018

Sot Kuvendi i Kosovës ka bërë votimin për transformimin e FKS-së në Ushtri të Kosovës.

Ka ardhë në jetë Parimi, ushtari më i ri i Ushtrisë së Kosovës.

Këngëtari i cili njihet për interpretimet e tij live, Asim Gashi, pjestar i Filharmonisë së Kosovës është njëkohësisht edhe ushtar i FSK-së.

Gashi me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se pikërisht sot, në ditën kur është formuar Ushtria e Kosovës, ai është bërë baba i një djali.

Ndërsa edhe spitali në të cilin është bërë lindja, Klinika Amerikane në Kosovë ka shpërndarë videon duke dalë djali nga salla e lindjes.

Emocione të veçanta në Klinikën Amerikane.

Emocione të veçanta në Klinikën Amerikane.Në ditën Historike të Kosovës, na lindi një ushtar i vogël duke sjellur gëzim për babain i cili është pjestar i Ushtrisë të sapo themeluar sot.Urime themelimi i Ushtrisë së Kosovës.

Публикувахте от American Clinic в Петък, 14 декември 2018 г.

Komento: