Pas Godin, Inter largon edhe një mbrojtës

15:09 | 27 Shtator 2020

Interi e largon edhe një mbrojtës tjetër.

Genoa këmbëngul për të rikthyer në “Marassi” mbrojtësin Andrea Ranocchia dhe pret tashmë vetëm miratimi ne këtij të fundit, për të kompletuar transferimin.

Klubi ligur ka arritur marrëveshjen me Interin, ndërsa vetë mbrojtësi 32-vjeçar ka kërkuar kohë për të vendosur, megjithatë lënia në pankinë mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës mund të jetë një sinjal që Conte nuk beson më te ai.

Ranocchia ishte zëvendësuesi i parë i holandezit De Vrij sezonin e kaluar, por mbrëmjen e djeshme e pa ndeshjen nga stoli, ndonëse holandezi nuk ishte i grumbulluar, pasi ishte i pezulluar.

Komento: