Pas golit me Shqipërinë, reagon Chelsea për Brojën

13:09 | 10 Tetor 2021

Armando Broja realizoi golin e tretë të tij me Kombëtaren shqiptare ku dy i shënoi me Hungarinë, një në sfidën e muajit shtator në “Elbasan Arena” dhe një mbrëmjen e djeshme në “Puskas Arena” sërish ndaj hungarezëve duke i ndëshkuar përsëri dhe duke i dhënë 6 pikë me vlera ekipit kuqezi.

Së fundmi në një përmbledhje të lojtarëve në kombëtare, Chelsea ka reaguar me anë të një deklarate ku shkruan dhe për Armando Brojën ku deklaron se i ka dhënë fitores Shqipërisë ku krijoi hapësira dhe realizoi mjaft bukur.

“Shënoi për t’i dhënë Shqipërisë fitoren 1-0 në Hungari, Armando Broja, aktualisht i huazuar tek skuadra e Sauthempton, u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri mjaft mirë duke krijuar hapësirë për veten në zonë dhe u shmang mbrojtësve para se të hynte në këndin e poshtëm në 10 minutat e mbetura të sfidës. Ky ishte goli i tretë i 20-vjeçarit për Kombëtaren e madhe të Shqipërisë në paraqitjen e tij të nën”.

Komento: