Pas Ibrahimovicit, Milan me një tjetër transferim të ‘çmendur’

15:52 | 02 Janar 2020

Milan po shpreh interesim të madh për yllin e Barcelonës.

Barcelona është e përgatitur të dërgojë në huazim Jean-Clair Todibo për gjashtë muaj, me Milanin që mbetet skuadra favorite për të fituar shërbimet e tij.

Mbrojtësi i ri ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në ‘San Siro’.

La Gazzetta dello Sport pretendon e Todibo është në dispozicion vetëm për një huazim prej gjashtë muajsh, përcjell lajmi.

Milani edhe pse nuk do ta konsideronte ideale këtë marrëveshje, do të ishte i gatshëm ta pranonte, kur dihet se për të ka interesim edhe nga Monaco, Nice, Bayer Leverkusen, Schalke, Ëatford dhe Benfica.

Todibo 20 vjeçar, te Barcelona është transferuar nga francezët e Touluse, dhe për katalanët deri më tani kanë regjistruar katër paraqitje.

Komento: