Pas Ibrahimovicit, Milan vjen me transferim të madh

22:58 | 28 Dhjetor 2019

Pas sigurimit të nënshkrimit të Zlatan Ibrahimoviç, Milani tani dëshiron të përqendrohet në forcimin e departamentit mbrojtës.

Emri kryesor në listë është Jean-Clair Todibo nga Barcelona por ka pasur një ngadalësim të marrëveshjes në dy ditët e fundit pas optimizmit fillestar, përcjell ORAinfo.

Pas dëmtimit dhe pasigurisë së Leo Duarte dhe Mattia Caldara si dhe mospërputhjen e Mateo Musacchio, Milani vendosi të përqendrohet në yllin francez.

Siç është raportuar nga Corriere dello Sport këto janë ditë të rëndësishme për marrëveshjen që mund të sillte të riun në San Siro, me Boban dhe Maldini të etur për të përcaktuar transferimin sa më parë./ORAinfo/

Komento: