Pas Juventusit, edhe kjo skuadër e Serie A vihet pas Icardit

19:11 | 19 Mars 2020

Edhe Napoli po shpreh interesim të madh për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili është i huazuar te PSG.

Raportet pretendojnë se Icardi nuk do të qëndrojë te PSG pas përfundimit të këtij sezoni, dhe ka hapur mundësinë për një rikthim në Serie A.

Inter dëshiron të shesë lojtarin dhe Juventus kanë qenë të lidhur me një veprim të mundshëm, por sipas Il Mattino, është presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis që dëshiron të pengojë këtë veprim.

De Laurentiis asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për nënshkrimin e Icardit, dhe do të jetë i gatshëm të reagoi nëse një mundësi do të paraqitet gjatë verës.

Icardi në Serie A përveç fanellës së Interit, ka veshur edhe atë të Sampdorias.

Komento: