Pas kalimit të Bayernit në finale, flet trajneri i kësaj skuadre

00:01 | 20 Gusht 2020

Flick deklarohet pas kalimit të Bayernit në finale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar pas kalimit të skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich në gjysmëfinale mposhti 3:0 Lyonin.

“Ne e dinim që do të ishte e vështirë. Ata vinin pas shfaqjeve të shkëlqyera kundër Cityt dhe Juventusit”, ka deklaruar Flick.

“Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme në fillim. Ne e dimi se duhet të mbrohemi më mirë”.

Trajneri gjerman ka folur edhe për finalen kundër PSG-së, që zhvillohet ditën e diel.

“Paris është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe më pas arritën finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë se ata kanë lojtarë të shpejtë”.

Komento: