Pas kartonit të kuq, Mourinho bën shaka me Rudigerin

21:38 | 22 Dhjetor 2019

Mourinho bën shaka me Rudigerin.

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është padyshim i sigurt që Antonio Rudiger i Chelseat e shfrytëzoi maksimumin e përplasjes së tij me Heung-Min Son që rezultoi me një karton të kuq për koreano-jugorin.

Spurs po kërkonin të ngushtonin avantazhin derisa ishte në disavantazh prej dy golave, kur anësori i shpejtë u ndëshkua me të kuq.

Son dhe Rudiger u përplasën kur ndoqën një top të thellë në gjysmën fushën e Chelseat, përcjell lajmi.

“Shpresoj që Rudiger të shërohet nga brinjët e thyer sepse ai do të ketë brinjë të thyer me siguri”, bëri shaka menaxheri portugez për Sky Sports.

“Nëse ai nuk bën asgjë dhe gjyqtari menjëherë i jep një karton të verdhë Rudiger, atëherë ai nuk do të ketë një reagim”.

”Për mua kartoni i kuq mbetet i çuditshëm”, përfundoi ai.

Komento: