Pas kritikave të ashpra për prezencën e Prindon Salihut në “Defender Europe 21” – Presidenca del me njoftim

20:01 | 28 Maj 2021

Pas kritikave për pjesmarrjen e Prindon Sadriut në “Defender Europe 21”, deklarohen nga Presidenca.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët me forcat ushtarake amerikane “Defender Europe 21”, në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Pjesëmarrja e Sadriut ngjalli kritika, mirëpo Presidenca e ka arsyetuar një gjë të tillë duke thënë se ai është ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit

“Zotëria i parë i Republikës së Kosovës, z.Prindon Sadriu është njëherësh edhe ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit”, ka thënë për klankosova.tv, këshilltari për media Bekim Kupina.

Komento: