Pas lindjes së djalit Fifi kthehet në shtëpi, kështu e pret Adisi!

14:32 | 28 Prill 2023

Fifi pas lindjes së të birit rikthehet në shtëpi, kjo është pritja që i bëri Adisi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është bërë së fundmi nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Adis Patushi, kanë mirëpritur në jetë bekimin e tyre, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theo Mal.

Vetë Fifi e ndau këtë lajm të bukur në rrjete sociale, nëpërmjet një fotoje ku tregonte këmbën e bebushit dhe emrin e tij.

Pak orë më parë, këngëtarja është pritur në shtëpi së bashku me të birin dhe siç e do zakoni, për ta është bërë një mikpritje e ngrohtë.

Një tortë e bukur e ka pritur Fifin dhe të voglin, mbi të cilën shkruhej:

“Mirë se erdhët në shtëpi, mami dhe bebushi”.

Komento: