Pas më shumë se 20 vitesh, nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok

20:52 | 04 Nëntor 2023
pas-me-shume-se-20-vitesh,-nis-ndertimi-i-stacionit-policor-ne-zubin-potok

Po kryhen edhe përgatitjet e fundit.

Në këta katër kontejnerë do të sistemohen përkohësisht forcat policore të rendit të Zubin Potokut.

Këta të fundit do të shërbejnë deri sa të ndërtohet objekti i ri.

Përkundër situatës së qetë të në aspektin e  sigurisë, kundër ndërtimit të këtij stacioni ka dalë Lista Serbe.

Sipas tyre, ndërtimi i stacioni policor pranë shkollës fillore “Jovan Cvijiq” është shembull i presionit institucional të pushtetit në Kosovë ndaj popullit serb.

Por nga policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vendimi për ndërtimin e këtij stacioni është marrë në vitin 2018.

“Policia e Kosovës ka filluar ndërtimin e Stacionit Policor për asryje se kemi qenë duke qëndruar në një shtëpi private dhe kushtet e punës nuk kanë qenë askund. Në vitin 2018 kemi pas një vendim për ndërtimine  tij dhe po atë vit është vendosur edhe lokacioni, ndërsa leje është dhënë tash për ndërtimin e objektit, fillimisht do të vendoset kontenjerë deri të përfundon procedura për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë stacionin”

Kurse kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri shprehet se ndërtimi i këtij stacioni ka qenë mëse i domosodoshëm.

Deri më tani, zyrtarët policorë të Zubin Potokut kanë punuar në një shtëpi private në qendër të qytetit./T7

 

Komento: