Pas ndarjes, Kejsi thumbon keq Stresin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas ndarjes, Kejsi thumbon keq Stresin

13:36 | 09 Nëntor 2019

Kejsi nuk ndalet së thumbuari.

Stresi dhe Keisi kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë. Fillimisht reperi, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’, u shpreh se ekziston mundësia që të rikthehen pasi janë thjesht në një pauzë dhe jo ndarje përfundimtare.

Mirëpo kudo në media dhe në rrjete sociale, kanë qarkulluar fjalë se Stresi e ka tradhëtuar Keisin. Ditën e djeshme kudo në media qarkulloi një video e reperit e siguruar nga “iconstyle.al”, ku ai i dhuronte një të puthur në faqe.

Keisi ka vendosur të reagojë dhe në një postim të bërë në Instastory, ajo i ka thënë të gjitha. Keisi ka lajmëruar gjithashtu se hapi i radhës që do të marrë ndaj Stresit është firmosja e dokumentave të divorcit.

“Nuk mendoja kurrë se shprehja “Të tradhëtosh një grua të mirë, është si të zgjedhësh mbeturina në vend të thesarit” do të më përshtatej, por jeta të jep atë që ti nuk pret. Nuk ka rëndësi sa shumë mundohem t’i lë gjërat pas krahëve, në heshtje ato më përplasen në fytyrë, kështuqë më në fund do të them diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha vajzat që krenohen se kanë shkuar me burra të martuar, urime e dashur, ti je një k*rvë! Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruan Keisi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!