Pas ndarjes nga Luizi, Kiarës po i ndodh diçka e keqe jashtë shtëpisë!

17:26 | 01 Mars 2023

Fansat e Luizit “ndëshkojnë” Kiarën, moderatores i ndodh e papritura në pak orë

Marrëdhënia e çifti të “Big Brother VIP” duket se është në ditët më të këqija brenda shtëpisë së famshe.

Duket se debati i “lavamanit” po sjell pasoja për Kiarën dhe Luizin ku po diskutohet dei në ndarjen e çiftit.

Por si gjithmonë fansat e Luizit, shumë të përfshirë nuk e kursejnë as Kiara Titon.

Kanë qenë reagimet dhe sjellet e Kiarës, ato që nuk iu kanë pëlqyer fansave.

Kjo gjë është lehtësisht e dukshme, në çdo rrjet social ku është bërë një postim për Kiarën.

Si nëpër faqe të ndryshme, ashtu edhe në profilin e saj, shihen qindra komente kundër Kiarës, deri edhe ofendime e fjalë të rënda.

Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram.

Që prej Prime-it të mbrëmshëm, moderatorja ka humbur më shumë se 20 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.

Nga 581 mijë ndjekës qe i kishte në Instagram para dy ditësh, ajo ka humbur mbi 20 mijë ndjekës, dhe tani i ka 560 mijë ndjekës.

Komento: